Oda Nobunaga


Oda Nobunaga (lindur me 23 Qershor 1534 – vdiq më 21 Qershor 1582) ishte një daimjo (feudal i fuqishëm) japonez, i cili sundoi në Japoni në fund të shekullit XVI. Ai u përpoq për ta bashkuar Japoninë, e cila atë kohë ishte shumë e përçarë dhe në shumë klane dhe quhej Periudha Sengoku (periudha e shteteve ndërluftuese). Ai gjithashtu njihet në historinë e Japonisë si një nga 3 bashkuesit e Japonisë së bashku me Tokugava Iejasun dhe Tojotomi Hidejoshin. Ai gjithashtu njihet si një udhëheqës politik ushtarak i zoti, i cili gati mori kontrollin e të gjithë Japonisë, duke shpikur metoda të reja luftarake. Po ashtu, gjatë sundimit të tij në Japoni, lulëzoj tregtia e lirë, mirëpo ai karakterizohet si njeri shumë brutal me kundrshtarët e tij. Ai i vriste të gjithë ata që nuk dëshironin të bashkëpunonin me të, si dhe të gjithë ata që nuk deshironin të mbanin korrespodencë me të.

Oda Nobunaga vdiq gjatë rrebelmit në Hono-xhi ku Akeçi Mitsuhide, një nga gjeneralët e tij të besuar, u rrebelua kundër tij.
Rinia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Oda Nobunaga ka lindur në Kështjellën Nagojxha, Provinca Ovari,Japoni më 23 Qershor të vitit 1534. Ai ishte djali i dytë i Oda Nobuhides, i cili ishte zëvendës governator ushtarak i provincës Ovari[1] Për rininë e tij nuk dihet shumë, por ishte i njohur për sjelljet e tij të çuditshme, ku njerëzit e tallnin, duke e quajtur Budallai i Madh i Ovarit, por pas moshës 21 vjeçare askush nuk guxoi ta quante më badallai i madh i Ovarit. Pas mbërritjës së armëve të zjarrit në Japoni, ai u bë shumë i interesuar për to dhe sidomos për pushkët.
Kariera e hershme ushtarake dhe politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkimi i provinces Owari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas vdekjes së babait të tij në vitin 1551, ai filloi të konfrontohej me kundërshtarët e tij, të cilët nuk e donin në pushtet edhe pse ai ishte trashigimtari i ligjshëm i babait të tij. Gjatë funeralit të babait të tij, thuhet se ai bëri sjellje agresive ndaj fisit dhe klanit të vetë, të cilët ishin kundra tij,[2] pas kësaj ngjarjeje Hirate Masahide, mentori i Nobunagës, bëri harakiri (vetëvrasje) në rretha të paqarta.[3] Pas kësaj, Nobunaga edhe pse ishte trashëgimtari i ligjshëm i babait të tij, që ja kishte besuar trashëgimin për postin e zëvendës guvernatorit të provincës Ovari, disa prej familjes dhe klanit Oda u benë kundra tij dhe u mblodhën duke u berë një grup prej 1 mijë burrave të cilët ishin të gjithë nga provinca Ovari. Megjithatë, ai i shtypi egërsisht të gjithë ata nga klani Oda që u rrebelluan kundra tij, perfshirë edhe vëllain e tij Oda Nobojuki. Në vitin 1556, Nobunaga shaktërroi disa nga rivalët e tij në Kështjellën Kijosu.
Edhe pas fitores në Kijosu, armiqtë e tij së bashku me vëllain e tij, Oda Nobojuki, mbetën të shumtë në numër. Nobunaga, së bashku me ushtrinë e tij, dështoi ta ndihmonte Saito Dosanin, ish armikun e babait të tij, pasi Dosani do të vritej në Betejën e Nagara-gavas nga djali i tij Saito Joshitatsu, i cili u rrebelua kundra babait të tij dhe Joshitatsu do të bëhej drejtuesi i ri i klanit Saito.
Pasi dështoi ta ndihmonte Sait Dosanin, Nobunaga filloi punën t’i eliminonte armiqtë e tij. Në vitin 1557 Ikeda Nobuteru, një nga gjeneralët e Nobunagës, do ta mposhtëte në rrethimin e kështjellës Suemori dhe më pas do ta vriste Oda Nobujukin, vëllain rival të Nobunagës.
Pasi eleminoi vëllain e tij të vogël, Oda Nobujuki,[4] Nobunaga së bashku me Suzuki Shigeteru dhe me klanin Ogasavara u mposhtën nga forcat e klanit Imagava, që udhëhiqeshin nga Matsudaira Motojasu në Rrethimin e Kështjellës së Terabes, në qershtor të vitit 1558.
Pas fitores në Terabe dhe eleminimit të të gjithë kundërshtarëve, ai mori zotërimin e provincës Ovari në Japoni.[5]
Ngritja në Pushtet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beteja e Okehazamës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Beteja e Okehazamës
Pas marrjës së pushtetit, në vitin 1560 Imagava Joshimoto, mjeshtri i klanit Imagava mblodhi një ushtri prej 25 mijë burrash për të sfiduar dhe shkatërruar klanin Oda. Nobunaga së bashku me aleatët e tij nuk mundën të mbledhin më shume se 3000 burra për betejë. Duke parë avantazhin e madh numerik, këshilltarët e Nobunagës e këshilluan që të qëndronin në një rrethim në Kiojsu, mirëpo Oda Nobunaga kundërshtoi duke thënë se vetëm një politikë e fortë sulmuese mund të të bëjë më superior se kundërshtari[6] dhe i urdhëroi ushtarët e tij të kundërsulmonin.
Në valët e para, ushtria e Nobunagës pësoi humbje, mirëpo papritur situata ndryshoi në favor të Nobunagës, kur disa nga informatorët e tij kishin raportuar se ushtria e klanit Imagava, ishte duke qëndruar në grykën e ngushtë të Dengaku-Hazamës, ideale për një sulum të papritur dhe se ushtria e klanit Imagava së bashku me udhëheqësin e saj joshimoton, ishte duke festuar fitoret e para. Kështu, ndërsa trupat e Joshimotos ishin duke festuar, trupat e Nobunagës i sulmuan trupat e Joshimotos dhe i shpartaluan, gjatë sulmit të befasishëm u vra edhe Joshimoto, kur dy samurai e zunë ngushtë dhe i prenë kokën,[7] gjatë sulmit Joshimoto ishtë aq i shpërqëndurar, sa që nuk e kishte kuptuar se kishte filluar një sulm i befasishëm, por mendonte se kishte filluar një rrebelim në kampin e tij. Pas kësaj fitoreje, Nobunaga e shpartalloi klanin Imagava dhe Joshimoton, mirëpo klani Imagava nuk u shkatërrua tërësisht, por u dobësua dhe nuk mundi më të ketë ndikim mbi klanin Matsudaira, dhe kjo do të bënte që në vitin 1561, Oda Nobunaga të lidhte një aleancë me klanin Matsudaira, që udhehiqej nga Tokugava Iejasu, i cili kishte qenë armik me klanin Oda për gati dhjetë vite. Më pas ai bëri aleancë edhe me Takeda Shingen, një feudal i fuqishëm nga klani Takeda përmes martesës së vajzës së tij me djalin e Shingenit, po ashtu ai martoi motrën e tij të vogël Oiçin, me Azai Nagamasan, krytarin e klanit Azai në provincën Omi.
Pas betejës ai vrejti talentin e bartësit të sandaleve Tojotomi Hidejoshi, i cili do të bëhej një lider i fuqishëm japonez në periudhën Sengoku.
Pushtimi i Kështjellës Inabajama dhe shkatërrimi i klanit Saito
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Armiku i vjetër i Nobunagës Saito Joshitatsu, i cili gjithashtu kishte lidhje krushqie me Nobunagën, pasi motra e tij që ishte e martuar me Nobunagën, vdiq nga një semundje dhe pushtetin mbi klanin Saito e mori djali i tij i paaftë Saito Tasuoki, Nobunaga e pa këtë si mundësi për të pushtuar territorin e klanit Saito dhe nisi rrethimin e kështjllës së Inabajamës, e cila ishte bastioni kryesor i klanit Saito, duke parë paaftësinë udhëheqëse të Saito Tasuokit, shumica e ushtarëve u arratisën dhe shpëtuan nga rrethimi më pas me avancimin e ushtrisë se Nobunagës edhe vetë Saito Tasuoki u arratis nga kështjella pa lënë gjurmë dhe Nobunaga mori nën kontroll kështjellën e Inabajamës dhe qytetit ja ndryshoi emrin, duke e quajtur Gifu.
Pasi mori nën kontroll kështjellën dhe qytetin e Inabajamës, ai shfaqi pretendimet e tij për të pushtuar të gjithë Japoninë dhe filloi përdorte vulën e tij të re ku shkruhej: Të gjithë botën me forcën e armëve, ose rregulloje perandorinë tënde me forcë.[8]
Fushata në Kioto
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1568, Nobunaga ndihmoi Ashikaga Joshiakin që të bëhej shōgun i shogunatit Ashikaga duke shpartaluar armiqtë e Joshiakit në qytetin e Kiotos dhe qytetin ja dorëzoi Joshikakit, mirëpo më vonë marrëdhëniet e Nobunagës me Joshiakin u përkeqësuan, megjithatë Nobunaga tregoi rrespekt për shogunin dhe perandorin.
Fushata kundër rivalëve të tij të fuqishëm 1570-1582
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beteja e Anegavës 1570
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Beteja e Anegavës
Klani Asakura duke nënvlersuar fuqinë e klanit Oda dhe aleatëve të tyre, filluan të konfrontoheshin me ta. Kjo bëri që Nobunaga të niste një fushatë kundër klanit Asakura, por pasi Nobunaga ndërmori fushatën, dhëndri i tij Azai Nagamasa e prishi aleancën me Nobunagën dhe u bashkua më klanin Asakura kundër Nobunagës.
Gjithashtu, kundër Nobunagës ishin edhe disa rrebelët Ikko, të cilët u bashkuan me klanin Asakura kundër Nobunagës, më pas më 30 korrik 1570 Tokugava Ieajasu u bashkua m Nobunagën në Betejën e Anegavës dhe së bashku arritën të fitonin kundër klaneve Asakura dhe Azai.

Sulmi mbi Enrjaku-xhin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 29 Shtator te vitit 1571, Nobunaga sulmoi manastirin Enrjaku-xhi, i cili ndodhej në Malin Hiei, në qytetin Otatsu, dhe ishte shumë pranë vend-fushimit të tij ushtarak pasi murgjit luftëtarë të këtij manastiri (tempulli) kishin luftuar së bashku me aleancën Azai-Asakura kundër tij në Betjen e Anegavës. Në këtë sulm, Nobunaga së bashku me ushtrinë e tij i vrau të gjithë murgjit laikë, gratë dhe fëmijët. Pas kësaj masakre Mali Hiei i ngjante një kasolleje të madhe ku pamjet ishin të tmerrshme dhe të padurueshme.
Rethimi i Nagashimës 1571-1574
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Rrethimi i Nagashimës
Nobunaga edhe pse dështoi që në maj të vitit 1571 ta merrte nën kontroll kështjellën e Nagshimës, e cila kontrollohej nga rrebelët Ikko-ikki, ai ju shkaktoi shumë humbje kundërshtarëve të tij. Rebelët i mbijetuan edhe një rrethimi të dytë në vitin 1573, por vetëm një vit më pas, në vitin 1574 Nobunaga arriti ta pushtonte Kështjellën e Nagashimës.
Rrethimi i Ishijama Hongan-xhit 1570-1580
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stampa:Rrethimi i Ishijama Hogan-xhit Qyteti dhe kështjella Ishijama Hogan-xhi, që ishin bastioni i fundit i rrebelëve Ikko-ikki, bëri rrezistencë kundër rrethimit të Nobunagës gati 11 vite, deri sa ra në gusht të vitit 1580 dhe Nobunaga i dha fund rreblimit të tyre.
Beteja e Nagashinos
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Stampa:Artikulli Kryesor Një nga kundërshtarët më të fortë të Nobunagës ishte Takeda Shingen, pavarsisht se ai kishte lidhur një aleancë përmes një martese me motrën e Nobunagës, Takeda Shingen u bë një nga amriqtë më të fortë të Nobunagës. Kështu, Takeda Shingen në vitin 1573 filloi pushtimin e tokave të Tokogava Iejasusë, i cili ishte aleat me Nobunagën. Në janar të vitit 1573, Takeda Shingen arriti ta mposhte Tokugavën dhe klanin Tokugava në Betejën e Mitagaharës edhe pse Nobunaga i dërgoi Tokugavës përforcime. Mirëpo pas fitores në Mitagahara, Takeda Shingen vdiq nga kanceri në fyt më 13 maj 1573, një muaj para se të zhvillohej Beteja e Nagashinos, midis djalit të tij dhe Nobunagës.
Vdekja e Takeda Shingenit krijoi lehtësi të madhe për Nobunagën sepse djali i Takeda Shingenit, Takeda Katsujori nuk ishte një udhëheqës i zoti si i ati dhe kjo bëri që Nobunaga të korrte fitore në Betjën e Nagashinos dhe pas humbjes Katsujori u arratis dhe iku në mërgim. Pasi shkatërroi klanin Takeda dhe i dha fund shogunatit Ashikaga, Nobunaga arriti të shkatërronte edhe klanet Azai dhe Asakura.
Pasi me lëvizjen strategjike arkibuz (shqip: lëvizja strategjike me pushkë të gjata) shkatërroi klanin Takeda, Nobunaga filloi zgjerimin e territorit të tij duke çuar gjeneralin e tij Akeçi Mistuide për të shtypur dhe për ti spastruar ushtarakisht rajonet e provincës Tanba

Kulmi i Pushtetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas fitores së korrur në Nagashino, në vitin 1574 mori titullin Gondainagon dhe Ukon'etaishō nga Pernadori i Japonisë dhe më vonë perandori Ogimaçi i dha postin e Minstrit të Drejtësisë në vitin 1576. Në vitin 1577 Tojotomi Hidejoshi një aleat besnik i Nobunagës mposhti murgjit rrebelë të tempullit Negoro-xhi dhe pas rrehtimit ai shkatëroi tempullin Negoro-xhi dhe kjo fitore e Hidejoshit çoi deri në rëninen përfundimtare të qytetit Ishijama Hongan-xhi.
Gjatë rrethimit të Ishijamës, Oda Nobunaga u përballë me Uesugi Kenshin, një rival i klanit Takeda në Betejën e Tedorigavas, e cila u zhvillua në nëntor të vitit 1577, ku Kenshini arriti të fitonte kundër Nobunagës, por pas betejës, Kenshin vdiq nga një kancer në ezofag më 19 Prill 1578 dhe kështu mori fund rezistenca e tij kundër Nobunagës në Jug. Pasi detyroi qytetin Ishijama Hongan-xhi të dorëzohej në vitin 1580, Oda Nobunaga, në vitin 1582 arriti që t'a shkatërronte përfundimisht klanin Takeda, pasi arriti t'i shpartallonte me lehtësi forcat e pakta të mbetura të Takeda Katsujorit.
Pas humbjes së betejës, Katsujori bëri vetëvrasje me harakiri në prani të Oda Nobunagës dhe Tokugava Iejasusë. Pas shkatërrimit të klanit Takeda dhe klaneve Azai-Asakura, administrata e Nobunagës ishte në kulmin e pushtetit dhe Nobunaga po pregatitej të pushtonte provincat Eçigo dhe Shikoku.
Grushti i shtetit në Honō-xhi dhe vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Artikulli kryesor: Incidenti i Hono-xhit
Ne vitin 1582, Tojotmi Hidejoshi, ish shërbëtori i Nobunagës, pushtoi provincën Bitçu, duke rrethuar Kështjellën e Takamatsusë. Kështjella Takamtsu ishte bastioni i fundit i klanit Mori dhe kishte rëndësi jetike për mbijetësen e klanit Mori. Klani Mori, i udhëhequr nga Mori Terumoto, mori përforcime dhe bëri rezistencë të fortë kundër Hidejoshit dhe kjo bëri që edhe Hidejoshi të kerkojë përforcime nga Nobunaga. Kështu që Nobunaga i urdhërori menjëherë gjeneralët e tij kryesorë dhe ushtrinë që të përgatiteshin për ekspeditë të përgjithshme.
Pas një ekspedite ushtarake, Nobunaga u largua nga kështjella e Azuçit dhe shkoi në tempullin Hono-xhi në Kioto, për një festë çaji, ndërsa në këtë kohë u bë grusht shteti. Më 21 qershor 1582, Akeçi Mitsuhide, një nga gjeneralët kryesorë të Nobunagës me një ushtri të madhe e rrethoi tempullin e Hono-xhit dhe më pas e sulmoi duke filluar një grusht shteti të plotë. Gjatë sulmit, Nobunaga nga dëshpërimi bëri harakiri (vetëvrasje tradiconale japoneze) në një nga dhomat e tempullit, pastaj djali i tij, Oda Nobutada u vra.

Shkaku i tradhëtisë së Akeçi Mitsuhides ka mbetur një mister, por historianët supozojnë se Mitsuhide dëgjoi thashetheme se Nobunaga do ta zëvendësonte atë me Mori Ranmarun, me të cilin Oda Nobunaga kishte një marrëdhënie homoseksuale në formë rituali që në atë kohë ishte e njohur si shudo.
Marrëdhëniet me Tokugavën dhe Hidejoshin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Oda Nobunaga pati marrëdhënie të mirë me Tokugavën deri në kohën kur vdiq edhe pse fillmisht Tokugava kishte luftuar kundër tij. Më vonë, Tokugava i'u bashkua ushtrisë së tij dhe bëri aleancë me klanin Oda për gjithë jetën e tij.
Hidejoshi arriti që nga mbajtës i sandaleve të Nobunagës, të bëhej një samurai dhe më pas një feudal i fuqishëm deri kur do të bëhej zëvenduses i Nobunagës, duke vazhduar pushtimet e tij. Oda Nobunaga, Tokugava Iejasu dhe Tojotomi Hidejoshi jane tre burrat që kishin për qëllim unfikimin e Japonisë. Të tre kishin lindur midis viteve 1534-1542.
Politika dhe Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Politikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Oda Nobunaga ndryshoi shumë taktika dhe strategji luftarake. Një nga risitë e tij ishte që ushtarët armatoseshin rëndë, duke mbajtu hark me shigjeta dhe shpatë, gjë që i bëri luftarët e tij më efikasë në luftra. Gjithashtu, ai ndërtoi anije lufte prej hekuri dhe plumba të rëndë për pushkët, ndërsa lëvizjet masive ushtarake i zëvendësoi me taktikat e pritave të befasishme. Ai i ndiqte pa meshirë edhe të arrtisurit nga beteja, taktikat e tij të zënies në befasi, e bënë Nobunagën sundimtar në 20 provinca.
Nobunaga bëri reforma edhe në ekononomi, duke zëvendësuar monopolet me tregje të lira dhe me konkurecë të lirë, gjë që sollën zhvillim ekonomik megjithatë edhe pse ekonomia u përmisua dhe pati nxitje të madhe të ekonomisë së tregut, mirëpo megjithatë ekonomia përsëri mbeti e varur nga feudalët. Po ashtu, Nobunaga ndryshoi edhe adminstratën civile, duke filluar me rregullore të tjera. U rregulluan politikat monetare dhe më vonë ai vendosi zgjerimin e rrugëve dhe urave me qëllim kalimin më të lehtë të ushtrisë.
Kultura dhe Arti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perveç reformave në politkë dhe ekonomi, ai filloi të investonte në art dhe kulturë. Gjatë sundimit te tij u zhvillua një periudhë e artit japonez e njohur si Fushimi dhe kjo periudhë u zhvillua në jug të qytetit Kioto. Nobunaga ndërtoi kopshte dhe kështjella, të cilat ishin vepra të mëdha arti, veprat e artit përfshinin, po ashtu edhe pikturat e mëdha në ekranet e lëvizshme. Nobunaga ishte shumë i interesuar për kulturën perëndimore evropaiane, për artin perëndimor, veshjen perëndimore dhe armët përndimore. Besohet se ka qenë i pari në historinë e Japonisë që ka veshur veshje evropiane. Gjithashtu, Nobunaga mbrojti misionarët Jezuitë të Krishter, duke lejuar edhe ngritjen e manastirit të parë katolik në qytetin e Kiotos në vitin 1576, po ai nuk u konvertua kurrë në të krishterë[9]
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Preadhja e klanit Oda vjen nga klanet Fuxhivara dhe klaneve Taira, gjyshërit e tij ishin Oda Hisanaga, Oda Toshisada, Oda Nobusada, Nobunaga kishte 12 vëllezër dhe 2 motra. Ndërsa me 2 gra të ndryshme ai kishte 25 fëmijë, 12 djem dhe 13 vjaza, përfshirë dhe 2 vajza të adoptuara.
Mbesa e tij, Oejo do të martohej me Tokugava Hidetadan, i cili ishte djali i Tokugava Ieajasusë dhe shoguni i dytë i Shogunatit Tokugava.
Tituj Nderi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Titulli i Lartë i Rangut të Parë nga Gjykata Pernadorake e Japonisë (17 Nëntor 1917; post mortem).
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Autori Marius Jansen, vepra Bërja e Japonisë Moderne(b.2000) faqe 11
- ^ "Nobunaga". scholarspace.manoa.hawaii.edu (në anglisht).
- ^ Autori Stephen Turmbull, Libri The Samurai Sourcebook (b.1998)
- ^ Autori Stephen Turmbull, Libri The Samurai Sourcebook (b.1998)
- ^ Autori Stephen Turmbull, Libri The Samurai Sourcebook (b.1998)
- ^ Autori Stephen Turnbull, Libri The Samurai: A Military History (b.1977) faqe 141
- ^ "Oda Nobunaga" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2017. Marrë më 30 mars 2019.
- ^ Autori George Sansom, Libri A History of Japan 1334-1615 (b.1961) faqe 276
- ^ Autori Mark Weston, Libri Giants of Japan: the lives of Japan's greatest men and women (b.1999) faqe 142